Një tjetër boksier shqiptar drejt majave, Albon Pervizaj regjistron fitore mahnitëse

Sport January 19, 2019 - 22:00
Detajet

Një boksier tjetër që po shkëlqen në arenën ndërkombëtare është edhe Albon Pervizaj.

23-vjeçari, Albon Pervizaj ka zhvilluar sonte një duel interesant kundër çekut, Alain Banogo.

Dhe në raundin e parë, boksieri nga Hasi i Prizrenit ia doli ta fitojë meçin me nokaut, shkruan Zëri.

Meçi u zhvillua në Danimarkë, përkatësisht në "Struer Arena'', teksa ky ishte dueli i 12-të i Albonit në boksin profesionist.

Image

Alboni përfaqëson Gjermaninë në kategorinë e peshave të rënda, teksa nga 12 meçe, nëntë prej tyre i ka fituar me nokaut.

Vlen të përmendet se në kategorinë e tij, Alboni renditet në vendin e 54-t nga 1273 boksierë në ranglistën botërore./Zëri/