Zyrtare: Ish-futbollisti i Prishtinës firmos me Skënderbeun

Sport January 19, 2019 - 21:50
Detajet

Shqiprim Taipi prej sot është zyrtarisht futbollist i Skënderbeut.

21-vjeçari së bashku me presidentin Ardjan Takaj kanë firmosur sot kontratën që e lidh për 2 vite e gjysëm me klubin bardhekuq, raporton Zëri.

Shqiprim Taipi luan në qëndër të mesfushës dhe pritet të shtojë konkurencën në qëndër dhe do të jetë një forcë më shumë për trajnerin Orges Shehi për 2 fazat e mbetura.

Image

Taipi së fundmi ishte pjesë e Shkëndijës së Tetovës. Lojtari në të kaluarën ka luajtur me Prishtinën./Zëri/