Xhaka një lider i vërtetë, e pabesueshme me çfarë note është vlerësuar

Sport January 19, 2019 - 20:39
Detajet

Arsenali ka triumfuar në derbin londinez kundër Chelseat në pasditën e sotme.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Emirates Stadium'', skuadra e Unai Emery shkëlqeu duke e mposhtur Chelsean me rezultat, 2-0.

Nga minuta e parë, sot startoi mesfushori prishtinas, Granit Xhaka, ndërsa Shkodran Mustafi nuk luajti fare, raporton Zëri.

Image

Dhe Xhaka bëri një paraqitje jashtëzakonisht të mirë në mesfushë, duke ndërprerë aksione të shumta si dhe duke krijuar aksione.

Andaj, WhoScored e ka vlerësuar Granitin me një notë mjaft të madhe, 7.8, kurse lojtari më i mirë i ndeshjes ishte Laurent Koscielny (8.6).

Ndërkaq, lojtari më i dobët në fushë sot ishte mesfushori belg, Eden Hazard, i cili u vlerësua me notën, 5.9 për një paraqitje të tmerrshme si '9-sh fals'./Zëri/ 

Image