Zeneli te Chelsea, ja çfarë shkruan “Daily Mail”

Sport January 19, 2019 - 20:32
Detajet

Chelsea duke gjithmonë e më pranë mesfushorit shqiptar të Kosovës, Arbër Zeneli.

Taboidi “DailyMail” raporton se ditën e nesërme, një vëzhgues i londinezëve do të jetë i pranishëm në Amsterdam për të ndjekur 23-vjeçarin në sfidën kundër Ajaxit.

Skuadra londineze është gati të paguajë 5 milionë funte për shërbimet e mesfushorit të Përfaqësues së Kosovës që aktivizohet te skuadra e Heerenvenit.

Zenelit i skadon kontrata me skuadrën holandeze në verën e këtij viti, teksa po punohet për transferimin e tij te Chelsea brenda muajit janar.

Para se t’i bashkohet Kosovës, mesfushori 23-vjeçar ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Suedisë.