Xhaka me shokë fitojnë derbin e Londrës

Sport January 19, 2019 - 20:28
Detajet

Ka përfunduar derbi londinez mes Arsenalit dhe Chelseat, i zhvilluar në pasditën e sotme.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Emirates Stadium'', vendasit e kanë fituar ndeshjen me rezultat solid, 2-0.

Granit Xhaka ishte startues nga minuta e parë, teksa bëri një paraqitje solide në mesfushë, raporton Zëri.

Image

Golat e fitores për Arsenalin i shënuan Alexandre Lacazette ('14) dhe Laurent Koscielny në minutën e 39-të.

Me këtë fitore, Arsenali mbetet në vendin e pestë me 44 pikë të grumbulluara.

Ndërsa, Chelsea mbetet në vendin e katërt me vetëm 47 pikë pas 23 javëve të zhvilluara./Zëri/ 

Image