Në minutën e 98-të kualifikohen, në të 99-tën eliminohen

Sport January 18, 2019 - 18:42

Garat me grupe për Kupën e Azisë janë zhvilluar Emiratet e Bashkuara Arabe kanë sjellë një përfundim të rrallë, shkruan index.hr, përcjell zeri.info.

Kampionati i Azisë zhvillohet në gjashtë grupe me nga katër kombëtare, ndërsa në fazën e nokautit kalojë dy skuadrat më të mira nga secili grup dhe katër skuadrat më të mira nga pozita e tretë. Në një luftë jashtëzakonisht interesante si skuadrat më të mira të pozitës së tretë kanë qenë Bahreini, Kirgistani, Omani, Vietnami, Libani dhe Palestina.

Të gjithë, përveç Palestinës i kanë mundur kundërshtarët e tyre, ndërsa Libani është eliminuar në mënyrë të pabesueshme.

Kundër Koresë Veriore atyre u duhej fitorja me 4 gola epërsi, për t’u barazuar me Vietnamin, ndërsa rezultati eventual 4:1 do ta dërgonte atë në short.

Koreja Veriore kishte kaluar në epërsi në minutën e 9-të, ndërsa libanezët me golin e El-Helwe, në minutën e 8-të shtesë kaluan në epërsi prej 4:1. Edhe një gol atyre ua siguronte kualifikimin, ndërsa me këtë rezultat ato do të shkonin në short me Vietnamin. Por, në sulmin vijues, një prej futbollistëve të Libanit u ndëshkua me karton të verdhë, për t’u diskualifikuar për shkak të fer-plejit.