Prej nga është tifozi më i vjetër i Liverpoolit?

Sport January 18, 2019 - 18:22

Në ndeshjen e së shtunës kundër skuadrës Crystal Palacea do të jetë një mysafir i veçantë, 104-vjeçari Bernard Sheridan, shkruan index.hr, përcjell zeri.info.

Tifozi më i vjetër i Liverpoolit është me klubin nga ‘Anfield’ që nga viti 1923, duke i festuar thuaja se të gjithë trofetë. I lindur në vitin 1915, Bernard me Liverpoolin i ka përjetuar 14 tituj të kampionit, 7 FA Cup deh të 6 titujt e kampionit evropian. Ftesën atij ia ka dërguar vetë trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, i cili në ftesë e ka falënderuar për përkrahjen dhe duke ia uruar ditëlindjen dhe duke ia dhuruar atij një fanellë të Liverpoolit. “Ju falënderoj për përkrahjen tuaj shumëvjeçare dhe shpresoj ta festoni ditëlindjen tuaj bashkë me familje. You'll Never Walk Alone", ka shkruar Klopp.