Ish-lojtari i Prishtinës transferohet te Skënderbeu

Sport January 18, 2019 - 17:53

Shqiprim Taipi është afrimi i dytë tek ekipi i Skënderbeut. Mesfushori i qendrës, që mund të luajë edhe para mbrojtjes, vetëm pak ditë më parë kishte prishur kontratën me ekipin e Shkëndijës, ku luante që nga vera e 2018-ës, shkruan panorama.com.al.

Mesfushori 21-vjeçar, i gjatë 1.74 m, ka luajtur më parë edhe me klubet e Shkupit dhe Prishtinës, ndërsa tashmë do të jetë një përforcim për korçarët në një repart ku ka shumë mungesa.

Këmba natyrale e Taipit është e djathtë, ndërsa në treg kartoni i tij vlerësohet me 75 mijë euro, nga portali “transfermark.com”.

Ky është afrimi i dytë për korçarët, pas Elmir Asanit.

Image