E kërkon Chelsea, flet vetë Arbër Zeneli

Sport January 18, 2019 - 17:51
Detajet

Futbollisti më i mirë kosovar i momentit flet ekskluzivisht për “Gazeta Express”

Mediat britanike kanë shkruar të enjten për një interesim të Chelseat për Arbër Zenelin, shkruan Gazeta Express.

Sipas “Sky Sports”, yllit kosovar i skadon kontrata me Heerenveenin në muajin qershor dhe klubi holandez mund ta shesë atë qysh në janar, për të mos e humbur pa para gjatë verës që vjen.

Gjithnjë sipas këtij mediumi, 23 vjeçari vlerësohet 5 milionë funte dhe “Blues” pritet ta shikojnë atë duke luajtur në ndeshjen e kësaj fundjave ndaj Ajaxit.

Përpos Chelseat, edhe klube të tjera të Premierligës po e vëzhgojnë futbollistin më të mirë të vitit 2018 në Kosovë.

I pyetur nga Gazeta Express rreth interesimit të Chelseat, futbollisti kosovar ka thënë se për momentin është duke menduar vetëm për të tashmen.

“Për momentin dua të fokusohem në ndeshjen ndaj Ajaxit e më pas do të mendoj për të ardhmen”, është shprehur Zeneli për “Express”.

Futbollisti i lindur dhe rritur në Suedi e ka arritur kulmin e karrierës dhe është gati për hapin e radhës.