Ronaldo gati rrëzohet duke festuar me trofeun e Superkupës së Italisë

Sport January 18, 2019 - 17:46
Detajet

Cristiano Ronaldo nuk ka humbur aspak kohë për të festuar trofeun e Superkupës ndaj Milanit, por portugezi tregon edhe një herë tjetër, se nuk është ende i “dehur” nga sukseset, por kërkon të stërvitet sërish për të qenë akoma më në formë.

Në një video të postuar në Instagram, CR7 shihet mbi një pistë vrapimi, teksa mban veten në formë, e në një moment kthehet edhe duke festuar, ndërsa në sfond është një këngë e Alicia Keys. Por, autori i golit në finalen ndaj Milanit, në një moment humb balancën, dhe për pak sa nuk rrëzohet, që mund të ishte shoqëruar edhe me një dëmtim për të.

Ronaldo mbi piste on Vidnews.