Klubi spanjoll, ultimatum lojtarit

Sport January 18, 2019 - 17:47

Atletico Madridi nuk ka mëshirë dhe këtë gjë e tregon shumë mirë drejt Diego Godinit, kapitenit të ekipit. Uruguaianit në fund të këtij sezoni i skadon kontrata dhe duhet të vendosë se çfarë do të bëjë me të ardhmen e tij, shkruan panorama.com.al.

Interi dhe disa klube të tjera i janë vënë nga pas lojtarit, të cilin po e bëjnë të jetë në dyshime se çfarë do të vendosë me kontratën. Kështu klubi i Madridit ka vendosur që t’i japë drejtimin kësaj situate sa më shpejt dhe i ka dhënë një ultimatum Godinit për të rinovuar kontratën brenda 15-ditëshit në vijim.

Përshtypjet janë të mira dhe pritet që ai të rinovojë dhe të vazhdojë aventurën e tij disa vjeçare me klubin spanjoll. Vetë Simeone para disa ditësh deklaroi se nuk mund të imagjinonte skuadrën pa Godinin në përbërje.