Zyrtare: Ankesa nga Levante, vjen vendimi për Barcelonën

Sport January 18, 2019 - 17:13
Detajet

Barcelona do të jetë pjesë e skuadrave që do të luajnë në çerekfinalen e Copa del Rey.

Pas një dueli mjaftë të vështirë me Levanten, ku vetëm falë paraqitjes spektakolare në “Camp Nou” siguruan fitoren, katalanët ishin afër diskualifikimit në tavolinë.

Kjo pasi që në ndeshjen e parë si mysafirë, të cilën e kishin humbur me rezultatin 1:2, Ernesto Valverde kishte inkuadruar në lojë të riun Chumi, i cili në paraqitjet në Segunda B ishte ndëshkuar me pesë kartona të verdhë, gjë që e suspendon për një ndeshje.

Megjithatë, “Marca” shkruan se kërkesa e Levantes është hedhur poshtë, dhe Barcelona do të luaj në fazën tjetër të garave, transmeton lajmi.net.

Kujtojmë se Barca është kampione në fuqi e këtij kompeticioni, dhe është në rrugë të mirë që ta fitojë përsëri këtë trofe.