Premierliga, kampione në të ardhura dhe shpenzime

Sport January 18, 2019 - 16:42
Detajet

Premierliga është liga më e pasur në botë. Liga angleze, që njihet si kampionati më atraktiv në botë, është kampione në Evropë sa u përket të ardhurave dhe shpenzimeve të klubeve. Premierliga angleze qëndron më lart sesa Spanja, Gjermania dhe Italia në këtë aspekt, transmeton zeri.info

Premierliga vazhdon të jetë liga me të ardhurat dhe shpenzimet më të mëdha në Evropë, thuhet në një raport të UEFA-s.

Federata Evropiane e Futbollit ka hartuar së fundmi një raport të financave të klubeve të 55 federatave anëtare të saj. Ky raport tregon se klubet angleze kanë të ardhurat më të larta dhe gjithashtu faturat më të larta të pagave.

Në vitin 2017 klubet kishin të ardhura të përgjithshme prej 4.6 miliardë funtesh, pothuajse sa dyfishi i ligës spanjolle (2.5 miliardë funte) dhe i ligës gjermane (2.4 miliardë funte), derisa goxha më shumë sesa Serie A (1.9 miliard funte) dhe liga franceze (1.4 miliard funte).

Manchester United është në krye të listës sa u përket të ardhurave, me 593 milionë funte, më pak se 1 milion funte sesa Real Madridi, edhe pse pritet që klubi nga “Old Trafford” të bjerë nga ky vend në listën e vitit 2018. 

Janë plot 13 klube të Premierligë në listën e 30 klubeve me më së shumti të ardhura, që vjen kryesisht për shkak të fitimeve nga të drejtat televizive, që përfshin 54% të të ardhurave të klubeve, transmeton zeri.info

Totali i pagave në Premierligë për vitin 2017 ishte 2.6 miliardë funte, qartazi më e larta në Evropë. Kjo edhe pas rënies së vlerës së funtit në krahasim me euron, derisa Spanja dhe Gjermania pasojnë listën për shpenzimet në paga.

Nëntë prej 20 klubeve që paguajnë më së shumti paga në Evropë janë nga Premialiga - Manchester City, Manchester United, Chelsea, Liverpool, Arsenal, Tottenham, Crystal Palace, Leicester dhe Southampton.

Manchester është gjithashtu skuadra më e shtrenjtë në histori. Ekipi i Pep Guardiolas, që e fitoi Premierligën me rekord pikësh në edicionin e kaluar, kushton 702 milionë funte së bashku.

Blerja e tyre rekorde në këtë verë e Riyad Mahrezit, që ishte pak më shumë sesa 60 milionë funte, e ndihmoi që ta kalonte Real Madridin, skuadra e të cilit ishte vlerësuar me 693 milionë funte në total.

Manchester Unitedi është e treta në listë dhe këto tri skuadra kushtojnë 40 deri në 50% më shumë sesa Chelsea, në vendin e katërt./Zëri