Këngëtarja serbe përfshihet në seks skandal e tradhtoi burrin me futbollistin boshnjak

Sport January 18, 2019 - 14:39
Detajet

Këngëtarja Jelena Karleusa është bërë emri më i komentuar në faqet rozë serbe për shkak të një skandali seksual me futbollistin boshnjak Ognjen Vranjes.

Në rrjete sociale kanë qarkulluar disa video ku shfaqet tërësisht e zhveshur duke bërë një bisedë tepër intime me futbollistin. Të gjitha spekulimet se tradhton bashkëshortin Dusko Tosiq, me të cilin ka dy vajza, Jelena i ka përgënjeshtruar me një postim në Facebook.

“Në shumicën e fotove të publikuara, nuk jam unë ajo në foto dhe janë fotomontazh, që të gjithë me pak aftësi dhe me një kompjuter mund ta bëjnë. Disa nga përmbajtjet janë fotografitë e vjedhura nga telefoni im, të përditësuara dhe të vendosura për të më dëmtuar mua dhe familjen time. U bëj thirrje mediave dhe njerëzve nga rrjetet sociale që të mos marrin pjesë në këtë. Të gjithë ata që qëndrojnë pas kësaj do të jenë ligjërisht përgjegjës”,

Image

Image

 

shkruajti Jelena.

Ende nuk është zbuluar e vërteta e kësaj historie. Këngëtarja e famshme u bë e njohur për publikun shqiptar pasi tregonte shpesh herë se emrat me më shumë ndikim në modë si Kim Kardashian e Beyonce i vjedhin stilin në veshje.