Solskjaer e ka një lajm të keq për tifozët e Manchester Unitedit

Sport January 18, 2019 - 10:56
Detajet

Trajneri i Manchester Unitedit, Ole Gunnar Solskjaer nuk pret që klubi anglez të nënshkruajë me ndonjë lojtar gjatë afatit kalimtar të janarit, transmeton zeri.info

“Djajtë e kuq” kanë fituar të gjashtë ndeshjet e para nën drejtimin e Solskjaerit, e që është starti më i mirë i një trajneri në historinë e klubit, dhe norvegjezi është i kënaqur me skuadrën që ka trashëguar nga paraardhësi Jose Mourinho.

I pyetur se a pret që klubi i tij të bëj ndonjë transferim në janar, ai u përgjigj: “Jo, nuk pres”.

Norvegjezi mori drejtimin e klubit anglez më 19 dhjetor pas shkarkimit të Mourinhos, ndërsa deri më tani numëron bilanc të qindpërqindtë të fitoreve me “djajtë e kuq”./Zëri