Paga 'stratosferike' e trajnerit të ri të Lirisë

Sport January 17, 2019 - 19:37
Lexo Detajet

Liria gjatë stinorit vjeshtor bëri ndryshime në shtab teknik duke e angazhuar si kryetrajner italianin, Vincenzo Alberto Annese.

Ndonëse nuk kishte shumë kohë për të bërë ndryshime të mëdha, ai pati lëvizje pozitive në lojën e ekipit prizrenas, teksa punën e madhe pritet ta kryejë në pranverë.

Natyrisht, ardhja e tij te klubi nga Prizreni ka një kosto jo të vogël.

Gazetasheshi.com merr vesh se Annese paguhet rreth 1500 euro në muaj.

Gjithsesi, kjo nuk është paga më e lartë për një trajner në Ipko Superligë.