Për kampionin 12.000 euro

Sport January 17, 2019 - 18:26
Lexo Detajet

Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) do të vazhdojë t’i shpërblejë klubet e Superligës së Kosovës dhe Ligës së Femrave për rezultatet e arritura në edicionin 2018/19, shkruan faqja zyrtare e FBK-së, basketbolli.com

Në këtë mënyrë skuadra kampione e elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehet me 12,000.00 euro, ndërsa ekipit nënkampion do ti takojnë 6,000.00 euro.

Ndërkaq skuadrat që do të arrijnë të sigurojnë nga një vend në katërshen e madhe të elitës së basketbollit kosovar do të shpërblehen me nga 3,000.00 euro.

Skuadra kampione në Ligën e Femrave do të shpërblehet me shumën 4,000.00 euro, do të thotë me dy mijë euro më shumë se në dy vitet e mëparshme, marr parasysh investimet që i kanë bërë disa klube të kësaj lige në këtë edicion, duke e rritur kështu cilësinë në basketbollin femëror në vendin tonë.

Në këtë mënyrë krahas të hollave nga të drejtat televizive që u ndahen klubeve të Superligës së Kosovës, Bordi i FBK-së vazhdon të mbështesë skuadrat e elitës së meshkujve dhe femrave për t’i inkurajuar, por edhe për t’i ndihmuar sadopak në mbulimin e shpenzimeve.