'Baby on board' - Pogba kthehet në stërvitje me Ferrarin luksoz, por ku do ta vendosin foshnjën?

Sport January 17, 2019 - 17:25
Detajet

Paul Pogba ka arritur në stërvitjen e sotme stërvitore me një Ferrari të verdhë - por, do të duhet t'ja gjejë një vend edhe foshnjës së shpejti.

SunSport ka zbuluar se mesfushori francez dhe e dashura e tij, Maria Salaues së fundmi kanë pritur në jetë fëmijën e tyre të parë.

Image

Kjo ka përmbyllur një javë speciale për 25-vjeçarin, i cili është pjesë integrale e skuadrës së Ole Gunnar Solskjaer, raporton Zëri.

Image

Nën urdhrat e Jose Mourinhos, Pogba nuk kalonte çaste të mira, e madje ishte përfolur se ka kërkuar largimin.

Por, në një rikthim dramatik, Solskjaer tani synon ta ndërtojë skuadrën rreth fituesit të Kampionatit Botëror.

Image

Dhe për ta festuar një javë të mrekullueshme, Pogba ka blerë edhe një Ferrari të verdhë - Ferrari 812 Superfast, që kushton rreth 250 mijë funte./Zëri/ 

Image

Image