Rrëfehet Xherdan Shaqiri, ka një kërkesë speciale për lojtarët e Liverpoolit

Sport January 17, 2019 - 17:02
Detajet

Mbajtja e 'mentalitetit fitues' që është kultivuar që prej fillimit të sezonit është krucial nëse Liverpooli dëshiron t'i arrijë synimet, gjithnjë sipas Xherdan Shaqirit.

"Të Kuqtë'' renditen në vendin e parë në renditjen tabelare të Premier League duke e humbur vetëm një prej 22 ndeshjeve të zhvilluara deri më tani në kampionatin elitar anglez.

Ndërsa, në fazën e eliminimit direkt në Champions League, Liverpooli do të përballet me kampionin gjerman, Bayern Munich, raporton Zëri.

Shaqiri e njeh mjaft mirë Bayernin pasi që më parë kishte luajtur te bavarezët, dhe zvicerani e di se nuk duhet të lejohet rënia e nivelit të skuadrës së tij për të vazhduar tutje këtë sezon.

Image

"Natyrisht, trajneri tenton që ta largojë presionin nga lojtarët, kjo është shumë normale, por nëse ju e keni shansin të vazhdoni përpara duke fituar diçka, atëherë ju duhet ta mbani këtë mentalitet fitues në fushë'', tha fillimisht Shaqiri.

"Deri më tani, mënyra se si ne kemi punuar, ka qenë shumë, shumë e mirë dhe gjithçka ishte fenomenale, por ne duhet të vazhdojmë kështu deri në fund. Kjo është e vështirë''.

"Unë mendoj se mentalitetin fitues e ka çdo lojtar këtu. Ne vetëm duam t'i fitojmë ndeshjet, asgjë tjetër, kjo është e rëndësishme''.

"Ju duhet të jeni gjithashtu të durueshëm pasi që ka shumë ndeshje në sezon. Ju mund ta shihni maturinë e skuadrës sonë sepse kemi mësuar shumë''.

Image

"Deri më tani, ne kemi bërë shumë mirë, por kemi rrugë të gjatë për të bërë'', theksoi Shaqiri për faqen zyrtare të Liverpoolit./Zëri/