Ish-lojtari i Napolit e 'godet' Hysajn

Sport January 17, 2019 - 16:24
Detajet

Elseid Hysaj nuk po kalon ditët e tij më të mira te Napoli.

Shqiptari ishte në formacion ndeshjen e fundit për Kupën e Italisë ndaj Sassuolos, por atij i duhet të luftojë shumë për të pasur pëlqimin e Carlo Acelottit.

Ish-lojtari i Napolit përgjatë viteve 2005-2011, Gennaro Iezzo, ka disa kritika për mbrojtësin e djathtë.

“Hysaj nuk mendoj se është i përshtatshëm për të qenë titullar te Napoli. Është lojtar i mirë për të qenë pjesë e grupit, por nuk është aq sa për të qenë nga minuta e parë”, u shpreh ish-portieri, i cili edhe pse për  6 vite lojtar i skuadrës jugore të Italisë, numëron vetëm 25 paraqitje, madje duke mbajtur edhe shiritin e kapitenit në disa takime.