Barcelona mund të përjashtohet nga Kupa e Mbretit

Sport January 17, 2019 - 16:00
Detajet

Barcelona mund të përjashtohet nga Kupa e Mbretit për shkak se kishte pasur një lojtar të suspenduar në formacionin ndaj Levantes në të tetën e finales, transmeton zeri.info

Juan Brandariz, i njohur si Chumi e filloi takimin si titullar pavarësisht se ishte suspenduar me Barcelonën B, raporton "El Mundo"

Kodi disiplinor 56.3 në Spanjë thotë se “përderisa ai nuk e ka përfunduar suspendimin me skuadrën e tij, ai nuk mund të luajë me ekipin e parë”.  

Futbollisti i suspenduar nuk mund të jetë në gjendje të luajë për asnjë skuadër, derisa t’i kalojë suspendimi në kategorinë të cilën e ka marrë.

Situata është e njëjtë me atë të Real Madridit para tre sezonesh në rastin e Denis Cheryshev.

Ky rast mund të bëjë që Barcelona të përjashtohet nga Kupa e Mbretit./Zëri