Napoli gati të mposhtë Chelsean, Real Madridin e Milanin në garën për yllin e PSV-së

Sport January 17, 2019 - 14:41
Detajet

Napoli është i gatshëm për të bërë një ofertë në drejtim të PSV Eindhovenit për të nënshkruar me sulmuesin Hirving Lozano, transmeton zeri.info

Klubi italian është i gatshëm të paguajë 30 milionë euro për shërbimet e reprezentuesit meksikan, raporton e përditshmja italiane “Il Matttino”.

Skuadra e Carlo Ancelottit dëshiron të mposhtë disa klube të madhe evropiane për nënshkrimin e sulmuesit anësor. Interesim për Lozanon deri më tani kanë shprehur edhe Chelsea, Milani, Manchester United dhe Real Madridi.

Klubi holandez mund të mos e dëshirojë shitjen e Lozanos në këtë muaj, por Napoli mund ta sigurojë marrëveshjen për verën e ardhshme./ZëriImage