Trepça'89 - Drenica, ndeshja përfundon me rezultat të papritur

Sport January 17, 2019 - 14:15
Detajet

Në vlugun e përgatitjeve për fillimin e stinorit pranver, në mesditën e sotme është zhvilluar një miqësore mjaft interesante.

Në Mitrovicë, Drenica e ka 'testuar Trepçën'89 me një ndeshje kontrolluese.

Ndeshjen e ka fituar skuadra mitrovicase me rezultat të ngushtë, 3-1, raporton Zëri.

Të dy trajnerët patën rastin t'i provonin lojtarët në këtë ndeshje miqësore.

Në ditët e ardhshme, si Drenica ashtu edhe Trepça'89 do të zhvillojnë miqësore tjera./Zëri/