'Makth' në Real Madrid, ylli i skuadrës zyrtarizon largimin

Sport January 17, 2019 - 12:02
Detajet

Leeds United e ka kompletuar transferimin e Kiko Casilla nga Real Madridi, teksa portieri ka nënshkruar kontratë katër-vjeçare e gjysmë me "Të Bardhët''.

Goal ka zbuluar të martën se 32-vjeçari ishte i prirur për një largim eventual në drejtim të "Elland Road''.

Tani marrëveshja është arritur dhe Casilla do ta vazhdojë karrierën në Championship, raporton Zëri.

Në njoftimin e lansuar nga Leeds thuhet: "Leeds njofton transferimin e portierit të Real Madridit, Kiko Casilla''.

Image

"Casilla bëhet transferimi i parë i Marcelo Bielsas në afatin kalimtar të janarit dhe do ta mbajë fanellën me numrin 33''.

"Tani ai do të konkurrojë me Bailey Peacock-Farrell dhe Will Huffer për pozitën e portierit startues'', ishte njoftimi i klubit anglez.

Casilla arrin në Leeds në kohën kur skuadra është pretendenti kryesor për t'u inkuadruar në Premier League./Zëri/