Feronikeli arrinë në Turqi, lojtarët të gatshëm për vazhdimin e përgatitjeve

Sport January 17, 2019 - 10:49
Detajet

Feronikeli i ka nisur përgatitjet para fillimit të stinorit pranveror në Superligën e Kosovës.

Ndërsa, në mëngjesin e sotëm, skuadra nga Drenasi ka arritur në Turqi ku do t'i vazhdojë stërvitjet përgatitore.

Përveç, përgatitjeve, ish-kampioni i Kosovës ka zyrtarizuar edhe disa përforcime, raporton Zëri.

Image

Met Millaku, Riza Zhdrella dhe Kone janë prurjet e deritashme të skuadrës së Zekirija Ramadanit.

Të tre lojtarët e lartëcekur i janë bashkuar menjëherë skuadrës në stërvitje për t'u ambientuar para fillimit të pjesës së mbetur të sezonit.

Ndryshe, Feronikeli pas 17 ndeshjeve të para në Superligë, renditet në vendin e dytë me 39 pikë të grumbulluara./Zëri/ 

Image