Ylli i Kombëtares me skuadër të re për 1 milionë euro, ja detajet e transferimit

Sport January 17, 2019 - 10:36
Detajet

Sokol Cikalleshi rikthe het tek Akhisarspor. Bomberi i Kombëtares ka realizuar dje një transferim të bujshëm. Pas ndërprerjes së kontratës me Goztepen, ekip në të cilin ishte i huazuar nga Osmanlispori, dje është bërë me dije edhe kalimi të skuadra që gjendet në vend të 17-të dhe synon të largohet sa më shpejt nga zona e rënies. “Panorama Sport” ka mësuar edhe detaje të transferimit dhe rregullin specifik për aktivizimin në skuadrën e tretë brenda një sezoni.

TRANSFERIMI – Gazeta ka mësuar ekskluzivisht se kartoni i Sokol Cikalleshit ka kushtuar afro 1 milion euro, pagesë e cila do të bëhet në bazë të një formule të dakordësuar nga klubet Akhisarsporit dhe Osmanlisporit.

Image

RREGULLI – Në gusht, Cikalleshi zhvilloi një ndeshje në Kategorinë e Parë turke, ndërsa më tej luajti në huazim me Goztepe në Superligën turke. Gazeta mëson se ky transferim është bërë pasi Akhisarspor ka marrë garanci nga federata se lojtari lejohet të luajë në tri ekipe, nëse ata nuk janë në të njëjtën kategori. Pra, për bomberin kuqezi, Akhisarspor bëhet skuadra e dytë në Superligë për sezonin 2018-2019 pas Goztepes.

POSTIMI – Ka qenë vetë sulmuesi i Kombëtares që ka sqaruar me një reagim në rrjetet sociale arsyet e këtij transferimi dhe kohëzgjatjen e kontratës prej 3 vitesh e gjysmë.

“Unë tashmë nuk jam me pjesë e klubit Goztepe! Unë dhe menaxheri im vendosëm të shkëpusim marrëdhëniet profesionale me mirëkuptim me klubin. E para, sepse hapësirat e mia për të luajtur ishin të pakta dhe për shumë arsye kjo vazhdoi shumë gjatë! E dyta, sepse u hap drita jeshile për të lëvizur te cilido klub në Superligë në merkaton e janarit! Faleminderit Goztepe për bashkëpunimin, edhe pse të shkurtër, që kaluam bashkë! Që nga sot(dje) me shumë lumturi bëj me dije se mes 3 ofertave që kisha zgjodha ekipin ku ndihem si në shtëpi, i cili më hapi dyert pa hezitim për të më bërë pjesë të tijin, Akhisarspor! Presidenti i ekipit bleu përfundimisht kartonin tim nga klubi Osmanlispor dhe bashkë firmosëm një kontratë 3.5 vite! Falënderoj klubin Osmanlispor për gjetjen e gjuhës së përbashkët dhe i uroj suksese të mëtejshme! Jam shumë i uritur për të luajtur dhe po pres me padurim të zbres në fushë për ekipin tim të ri!”, ka shkruar sulmuesi dje në rrjetet sociale.