Momenti brilliant kur 61 mijë tifozë brohoritën 'Siii' gjatë festimit të Cristiano Ronaldos

Sport January 17, 2019 - 10:26
Detajet

Të gjithë tifozët në "King Abdullah Sports City'' u elektrizuan kur Cristiano Ronaldo shënoi kundër Milanit në Super Kupën e Italisë.

Vetëm pas një ore lojë, Cristiano Ronaldo shënoi gol me kokë për t'ja fituar skuadrës së tij titullin e parë për vitin 2019.

Ai e përformoi festimin e tij të zakonshëm, derisa tifozët në tribuna gjatë festimit të tij, brohoritën 'Siii', raporton Zëri.

Klas i pastër. Çfarv momenti brillian. Nuk ka dyshim se Ronaldo është mahnitur nga veprimi i tifozëve të Juventusit.

Këtu keni një sekuencë nga një pamje interesante gjatë këtij momenti:

Në fakt, nuk është hera e parë që tifozët i bashkohen Ronaldos në festën e tij.

Stadiumi i Juventusit brohoriti 'Siii' kur ai shënoi një gol këtë sezon më herët në Serie A.

Goli i djeshëm i portugezit rezultoi të ishte i fitores për Juventusin, që e ka fituar në një shifër rekorde Superkupën - gjithsej tetë herë./Zëri/