Historia e portierit të Trepçës, e pabesueshme se çka shkruajnë mediat serbe

Sport January 17, 2019 - 10:21
Detajet

Raportimi ekskluziv i Gazetës Olle për portierin afrikan të Trepçës që ndërkohë pos futbollit punon edhe në ndërtimtari, Theo Hodjo Lali, ka bërë bujë të madhe në vend dhe në rajon.

Përpos mediumeve në Shqipëri dhe atyre shqiptare në Maqedoni, historia e portierit afrikan ka ngjallur kurreshtje edhe për serbët.

Image

“Erdhi në Kosovë për futboll, jeton me ndërtimtari”, shkruan portal serb “Kossev”.

Edhe “Info” i ka dhënë hapësirë të rëndësishme “trishtimit” të gardianit të “Xehetarëve”.

Image

“Futbollin e Kosovës e shihte si një urë për futbollit evropian. Por, përpos futbollit, Theo ka gjetur edhe një punë tjetër në Kosovë për të ndihmuar vetën që të mbijetojë”, thuhet ndër tjera aty.

Historia e gardianit ka ngjallur reagime edhe nga ish-futbollistë të Trepçës.

Ka pasur mes tyre që publikisht e kanë akuzuar kryesinë e klubit për malltretim të futbollistëve.