Ndodhë më e keqja, 'viktimë' është Shkodran Mustafi

Sport January 17, 2019 - 10:03
Detajet

Arsenali e nisi këtë vit me fitore, megjithatë në fundjavën e kaluar pësoi humbje të trishtë nga West Hami me rezultat, 1-0.

Shkak i formës së dobët të Arsenalit është reparti defanziv, ku skuadra e Unai Emery po përballet me mungesa të mëdha, por edhe lojtarët që ka në dispozicion nuk janë të nivelit të lartë.

Lëndimi i Rob Holding ishte 'goditje' masive për Arsenalin, skuadër e cila nuk ka qenë aspak konsistente në mbrojtje këtë sezon, raporton Zëri.

Image

Emery nuk është as i bindur për Shkodran Mustafin, mbrojtësin shqiptar, i cili vazhdimisht bën gabime të pafalshme në vijën e fundit.

Image

Andaj, mediet angleze raportojnë se klubi nga Londra e Veriut duhet të mendojë për një qendër-mbrojtës - në afatin kalimtar të janarit apo edhe në verë.

Siç shkruan Sport Skeeda, Arsenali tashmë ka në mendje tre emra për ta përforcuar mbrojtjen.

Image

I pari në listë është mbrojtësi argjentinas i Fiorentinës, Pezzella, i cili ka qenë një sukses te Viola që prej ardhjes në Itali vitin e kaluar.

Ai madje është ftuar edhe në Kombëtaren e Argjentinës, dhe me të në mbrojtje, Arsenali do të ishte shumë më e fortë.

Image

Opsionet tjera janë mbrojtësi 19-vjeçar i Nice, Malang Sarr dhe mbrojtësi i Manchester Unitedit, Eric Bailly, të cilët do të sjellnin freksi te ''topçinjët''./Zëri/ 

Image