Ylli i Prishtinës, shpallet më i miri i javës në FIBA Europe Cup

Sport January 17, 2019 - 09:48
Detajet

Ndonëse Z-Mobile Prishtina kishte pësuar humbje (85:107) në ndeshjen e tretë të FIBA Europe Cup nga skuadra turke, Pinar Karsiyaka, kjo nuk e ka penguar fundorin e saj, Kyan Anderson, që të shpallet basketbollisti më i mirë i xhiros së tretë, raporton Zëri.

Lajmin e ka bërë të ditur njofton FIBA-Europe në faqe e saj zyrtare.

Image

Për aq sa luajti në ballafaqimin me turqit, Anderson shënoi 25 pikë, pati 7 kërcime dhe realizoi 6 asistime.

Pas tri ndeshjeve Z-Mobile Prishtina është në pozitën e tretë me një fitore e dy humbje, ndërsa tabelës së Grupit A i prin skuadra gjermane Wuerzburg me 3 fitore nga po aq ndeshje./Zëri/