Xherdan Shaqiri merr lajmin e ditës, çdo futbollist tjetër shqiptar do ta 'xhelozojë'

Sport January 17, 2019 - 09:34
Detajet

Petr Cech do të largohet nga futbolli pasi që para dy ditësh njoftoi pensionimin e tij në fund të sezonit.

Portieri legjendar e ka fituar çdo titull të mundshëm me Chelsean para se të kalonte tek Arsenali në vitin 2016 - duke fituar në total 18 tituj.

Image

Por, cilët janë yjet e Premier Leagues, përfshirë edhe Cech që kanë fituar më së shumti tituj?

talkSPORT ka përpiluar një listë prej 10 lojtarëve të cilët kanë fituar më së shumti tituj dhe që luajnë në Premier League, raporton Zëri.

Në mesin e tyre është edhe ylli i Liverpoolit, Xherdan Shaqiri, i cili zë vendin e dhjetë në këtë listë.

Shaqiri ka fituar në karrierën e tij gjithsej 13 tituj - që e bën futbollistin shqiptar më të suksesshëm në histori.

Saktësisht, reprezentuesi zviceran me prejardhje nga Gjilani, ka fituar tri herë Superligën zvicerane, dy herë Kupën e Zvicrës, dy herë Bundesligën, dy herë DFB-Pokal, njëherë Superkupën gjhermane, njëherë Champions League, njëherë Superkupën evropiane dhe një herë Botërorin e klubeve.

Image

Ndërsa, i pari në këtë listë është sulmuesi i Chelseat, Pedro, i cili ka fituar gjithsej 25 tituj - shumicën prej tyre me Barcelonën./Zëri/