Arijanet Muriç me mesazh emocionues për shokët e skuadrës

Sport January 17, 2019 - 00:30
Zbuloni detajet

Arijanet Muriç ndihet i lumtur me eksperiencën që po e kalon në Manchester City.

Portieri shqiptar nga Mali i Zi, i cili vendosi ta përfaqësojë Kosovën, i ka zhvilluar disa ndeshje me “Citizens”, kryesisht në Kupën e Anglisë dhe e ka arsyetuar besimin e trajnerit Pep Guardiola, shkruan Gazeta Express.

Dhe, portieri i ri e ka bërë një postim në rrjetet sociale, përmes të cilit e ka shprehur dashurinë që ndien për kampionët anglezë.

“Familje”, ka shkruar Muriç në rrjetet sociale, duke ia përcjellë këtij postimi një fotografi, ku shihet së bashku me shokët e skuadrës.

Portieri shtatgjatë, i cili debutoi me Kombëtaren e Kosovës në ndeshje me Azerbajxhanin në Ligën e Kombeve shihet si e ardhme e Cityt, por edhe e “Dardanëve”.

Image