Zyrtare: Klubit të Superligës i largohet sponsori, shkak serbët!

Sport January 16, 2019 - 22:38
Lexo Detajet

Ardhjet e Tarik Cmajcan dhe Demir Avdic kanë shkaktuar ‘kaos’ te Ballkani. Klubi nga Theranda ka mbetur pa njërin ndër sponsorët e saj pasi që Uji ‘Pika’ ka vendosur që të ndërpres bashkëpunim me klubin “portokallinj”.

Pas këtyre transferimeve, të parët reaguan sponsorët. Uji ‘Pika’, i cili në stinorin vjeshtor ishte përkrahës i madh i klubit të qytetit, ka përfunduar marrëveshjen me Ballkanin pikërisht për shkak të këtyre dy blerjeve.

Ky është njoftimi i plotë nga bordi i ‘Pika’:

”Të nderuar,

Me vendim të bordit të “PIKA GROUP” SH.P.K. ju njoftojmë që nga dita e sotme “PIKA GROUP” SH.P.K. ndërprenë aktivitetin e sponzorimit me Ujë Pika për FC Ballkani.

Kjo si rezultat:

1. Kontraktimi i dy lojëtarëve me nënshtetësi serbe (duke marrë parasysh gjenocidin dhe dëmet e shtetit Serb për shqiptarët gjatë kohës së luftës në theks të veçantë masakra e familjes Berisha)

2. Neglizhimi i talentëve vendorë.

Vendimi hyn në fuqi më datë 16 Janar 2019.

“PIKA GROUP” SH.P.K.”

Foto: Demir Avdic gjatë prezantimit te FC Ballkani

Por kjo nuk është e gjitha. Në profili zyrtar të Cmajcanin gjendet një link i shpërndarë, kur ‘analisti’ nga Shqipëria Mustafa Nano tha se në Botëror do ishte përkrahës i Serbisë. Një postim me motive tërësisht nacionale.

”Vazhdo legjend”, e kishte quajtur anëtari i ri i Ballkanin Nanon.

Image

Image