Përfundoi pjesëloja e parë, Teuta në epërsi

Sport January 16, 2019 - 20:24
Lexo Detajet

Në Prizren është duke u zhvilluar ndeshja e xhiros së nëntë të Ligës Ballkanike në basketboll, ndërmjet Bashkimit dhe Teutës së Durrësit.

Pas pjesëlojës së parë Teuta e Durrësit e ka epërsinë prej 8 pikëve (54:46), shkruan “Zeri.info”.

Përderisa në çerekun e parë loja ishte e barabartë (25:26), në çerekun e dytë basketbollistët e skuadrës nga Shqipëria qenë më efikas, duke e shfrytëzuar mosefikasitetin e prizrenasve.