Futbollisti i njohur në agoni

Sport January 16, 2019 - 17:54

Një prej mesfushorëve më të mirë në futbollin modern nuk di ku godet. Mesut Ozilin nuk e duan në Arsenal, ndërsa trajneri Unai Emery, nuk e ka angazhuar atë në ndeshjet kryesore, edhe pse ai është shëndosh e mirë dhe stërvitet, shkruan index.hr, përcjell zeri.info.

Roli i gjermanit ën radhët  e ’topçinjve’ dalëngadalë po bëhet dytësor, ndërsa ata dëshirojnë ta largojnë.

Megjithatë Ozilin (30 vjeç)nuk mund ta blejë askush, përveç kinezëve, ndërsa mesfushori që është edhe kampion i botës, nuk dëshiron të shkojë atje

Arsenali ua ka ofruar Juventusit dhe Interit Ozilin, por ata nuk kanë pranuar. Mesfushori në Arsena merr pagë vjetore prej 18 milionë eurove, ndërsa Arsenali është i gatshëm ta shesë atë për 30 milionë euro.

Në këtë edicion Ozil i ka pasur 16 paraqitje, ka shënuar 4 gola, ka asistuar 2 herë gjatë 1122 minutave lojë në të gjitha garat.