Barcelona ka një super-lajm për Labinot Kabashin

Sport January 16, 2019 - 17:37
Detajet

Labinot Kabashi fillon të shohë dritë në fund të tunelit.

Sulmuesi kosovar, i cili mbushë 19 vite më 28 shkurt, ka filluar të stërvitet me Juvenil A dhe është në fazën e fundit të rikuperimit.

Kabashi ka pasur një problem me ligamentet kruciale të gjurit të majtë në marsin e kaluar, një problem i cili ka ndalur zhvillimin e lojtarit, raporton Zëri.

Në klub, nuk duan të rrezikojnë me Labinotin dhe ai nuk pritet të luajë deri sa të jetë 100% i gatshëm.

Mundo Deportivo shkruan se Labinoti është një sulmues me potencial të madh, i cili pavarsisht lëndimeve, ka besimin e klubit se mund të ngritet në karrierë.

Labi ka ndjekur disa plane specifike të punës për t'i përforcuar muskujt e gjurit të tij dhe shpreson të jetë 100% i gatshëm para se t'i mbushë 19 vite.

Së shpejti, Labinoti pritet të testohet në një miqësore të skuadrës të së rinjëve të Barcelonës./Zëri/