Vrapon pas futbollistit të njohur, epik reagimi i tij

Sport January 16, 2019 - 17:29

Një prej adhuruesve të brazilianit të PSG-së, Neymar, ka vrapuar nëpër terren në kohën kur skuadra kampione e Francës po i zhvillonte stërvitjet, duke dashur që të fotografohej me yllin brazilian, shkruan blic.rs, përcjell zeri.info. megjithatë, pas tifozit ka vrapuar sigurimi, duke u kujdesur që gjërat të mos dalin jashtë kontrollit. Por, një prej futbollistëve më të mirë të botës, në këtë situatë ka treguar se është human dhe u thënë pjesëtarëve të sigurimit ta lejojnë djaloshin për një fotografi.

Në fund gjithçka përfundoi mirë, pasi futbollisti e mori atë që kërkoi, dhe nuk ka asnjë dyshim se ai u nda i kënaqur duke u fotografuar me idhullin e tij.