E pabesueshme: Klubi i Superligës 'përzë' të gjiithë lojtarët

Sport January 16, 2019 - 17:26
Detajet

Konfirmohet edhe zyrtarisht kriza te Ferizaj. “Ujqit” nuk i’a kanë dalë të mbledhin forcat për tu organizuar dhe për të gjetur zgjidhje më të mirë se lirimi i gjithë futbollistëve.

Disa futbollistë në kushte anonimiteti i kanë thënë ekskluzivisht Gazetasheshi.com se drejtuesit e klubit u kanë thënë se të gjithë futbollistët janë të lirë dhe mund ti marrin dokumentacionet për tu transferuar në ndonjë skuadër tjetër.

Mesfushori Qëndrim Dautaj dhe sulmuesi Florim Berbatovci janë futbollistët e fundit që i kanë thënë lamtumirë ekipit të Ferizajt, ndërkohë mësohet se disa futbollistë kanë pranuar të qëndrojnë pa kushte.

Image

Deri më tani ndarjen me “Ujqit” e kanë konfirmuar: Ivan Istatova, Bunjamin Asani, Dren Gashi, Albert Kaqiku, Genc Hamiti, Qëndrim Dautaj dhe Florim Berbatovci.

Nga skuadra është larguar gjithashtu edhe trajneri Afrim Tovërlani.

Ferizaj me shumë mundësi pranverën do ta nis me ekipin e juniorëve.