Ish-ylli i Liverpoolit nuk mundet më as të qajë, terapia kundër tumorit e lë me pasoja

Sport January 16, 2019 - 17:12
Detajet

Ish-ylli i Liveproolit dhe Newcastle Unitedit, Jose Enrique nuk është në gjendje as të qajë pas operimeve në tru për shkak të tumorit.

Spanjolli ishte diagnostifikuar me kancer të rrallë në maj të vitit të kaluar dhe ka njoftuar se është operuar në muajin vijues për ta eliminuar sëmundjen.

Pasi iu nënshtrua së fundmi terapisë 'proton', ai nuk mundet më as të derdhë lot, raporton Zëri.

Image

Enrique tha për Marca: ''Ishte një rrezik shumë i lartë''.

"Fatmirsisht e kam vendosur veten në duar të sigurta dhe më pas kisha një tretman të rrezikshëm''.

"Si pasojë e kësaj, unë nuk mundem as të qaj, pra s'mund të gjeneroj lot''./Zëri/ 

Image