Pyetet për të ardhmen te Barça, Alba tallet me presidentin

Sport January 16, 2019 - 17:02
Detajet

E ardhmja e Jordi Albas ende mbetet të vendoset nga Barcelona, teksa palët nuk i kanë filluar ende bisedimet.

Por, mbrojtësi nuk ndihet i shqetësuar në lidhje me të ardhmen e tij në "Camp Nou''.

Pasi u shpallë sportisti katalunas më i mirë i vitit 2018, Alba është pyetur në lidhje me pozicionin e tij aktual, raporton Zëri.

"President, çfarë mund të them'', u tallë Alba, duke e kthyer kokën kah Bartomeu.

Bartomeu iu përgjigjë me një buzëqeshje, para se t'i tregonte mediumit, SPORT, se problemi do të zgjedhet së shpejti./Zëri/