Ronaldo ‘persona non grata’

Sport January 16, 2019 - 15:40
Detajet

Duket se Cristiano Ronaldo do të bëhet ‘persona non grata’ në Real Madrid, shkruan blic.rs, përcjell Zëri.info.

Në të vërtetë është duke vazhduar një trend i njerëzve që kujdesen për imazhin e ‘Klubit Mbretëror’ në rrjetet sociale dhe në veb-faqe të klubit, të cilat e injorojnë rrënjësisht Ronaldon

Rasti i fundit është kur Reali i kishte falënderuar katër futbollistë, të cilët ishin në ekipin e vitit të shpallur nga UEFA. Në foto kishin qenë Ramos, Varane, Marcelo dhe Modric, ndërsa Ronaldo ishte ‘prerë’. Ronaldo nga vera e kaluar është pjesë e Juventusit, ndërsa për fitoren e realit në Ligën e Kampionëve vitin e kaluar ai ka dhënë kontribut shumë të madh.

Reali në faqen e tij zyrtare i kishte falënderuar të katër futbollistët më të mirë të vitit 2018, ndërsa Ronaldo ishte përmendur vetëm pak.

Kjo duket paksa e çuditshme, pasi dihet se Ronaldo e kishte udhëhequr Realin për nëntë vite radhazi, duke fituar gjithçka që është e mundur

Ndërkohë, në faqen zyrtare të klubit e Reali e ka edhe rubrikën  futbollistëve legjendarë, ndërkohë që aty nuk është emri i Ronaldos, ndërsa në plan të parë janë Alfredo Di Stefano dhe Zinedine Zidane.

Kontributi i Ronaldos në Real Madrid:

438 ndeshje

450 gola

4 Liga të Kampionëve

2 La Liga

2 Kupa të Mbretit  a

2 Superkupa të UEFA-s

3 Kupa të Klubeve të Botës

2 Superkupa të Spanjës

4 ‘Topa të artë’

2 “The Best”

3 ‘Këpuca të Arta’./Zëri/