Ana romantike e Granit Xhakës, tregon se sa shumë e do Leonitën

Sport January 16, 2019 - 14:57
Detajet

Granit Xhaka është vetëm njëri prej futbollistëve të shumtë që shkëlqejnë çdo ditë në arenën ndërkombëtare.

Mesfushori i Arsenalit, përveç se është i suksesshëm në futboll, ai e shijon edhe jetën personale.

Reprezentuesi zviceran, me prejardhje nga Prishtina, është tashmë i martuar me bukuroshen kosovare, Leonitën, raporton Zëri.

Ndërkaq, pikërisht, sot, janë bërë katër vite që prej kur çifti i njohur kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre.

Image

Graniti e ka bërë të ditur këtë përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram.

"Përvjetori ynë është më i rëndësishëm se çdo ditv tjetër. Unë festoj dashuria ime, për ty dhe të dua në çdo moment''.

"Ndihem shumë me fat që të kam dhe uroj që shpirti yt të jetë i mbushur me dashuri''.

"Gëzuar përvjetorin e katërt'', ka shkruar Xhaka në llogarinë e tij zyrtare në Instagram./Zëri/ 

Image