Ky është njeriu i duhur për klubin e madh

Sport January 16, 2019 - 14:10
Detajet

"Ernesto Valverde do të mbetët edhe më tej trajner i Barcelonës”, ka bërë të ditur presidenti i klubit katalonas, Josep Maria Bartomeu, përcjell Zëri.info.

Kjo deklaratë e Bartomeut vjen pasi ditë më parë Valverde kishte thënë se nuk është i sigurt nëse edhe në të ardhmen do të jetë si trajner i Barcelonës.

“Nuk dyshoj në cilësitë e tij, së shpejti do ta bëjmë një kontratë të re. Valverde është trajner i mençur, i vlefshëm, njeriu i duhur për neve. Do ta udhëheq Barcelonën edhe në edicionin e ri”, ka shtuar Bartomeu./Zëri/