E thotë trajneri i njohur: De Ligt do të bëhet më i miri në botë

Sport January 16, 2019 - 10:59
Detajet

Përzgjedhësi i përfaqësueses së Holandës, Ronald Koeman beson se Matthijs de Ligt do të bëhet qendërmbrojtësi më i mirë në botë brenda dy viteve.

De Ligt është vetëm 19-vjeçar, derisa tashmë ka tërhequr vëmendjen e disa gjigantëve evropianë, duke përfshirë edhe Barcelonën. Manchester City dhe Bayern Munichu gjithashtu kanë shprehur interesim për lojtarin e Ajaxit.

“De Ligt dhe (Frenkie) de Jong janë të veçantë për shumë arsye. De Ligt është më i ri, 19-vjeçar dhe luan në një pozicion të rëndësishëm si qendërmbrojtës”, deklaroi Koeman.

“Ai është kapiten i Ajaxit dhe është prej shkollës së tyre. Ai do të bëhet qendërmbrojtësi më i mirë në botë brenda dy vitesh”, shtoi ai./Zëri