Futbollisti serb i Ballkanit, që idol e ka Xherdan Shaqirin

Sport January 15, 2019 - 20:15
Detajet

Çaste më parë, Ballkani konfirmoi se ka arritur marrëveshje për transferimin e sulmuesit, Demir Avdic.

Sulmuesi serb ka zhvilluar karrierë në Austri, Mali i Zi, Bosnje dhe Suedi. Gjithashtu, ai ishte pjesë edhe e kampionatit kosovar.

Avdic më parë kishte luajtur në Superligën e Kosovës, te ish-kampioni, Trepça'89, raporton Zëri.

Image

“Lojtari ynë më i ri është qendër sulmuesi Demir Avdic i cili së fundmi ka qenë lojtarë në disa klube në Austri, gjithashtu karriere ka pasur edhe në Bosnje, Maltë, Mal të Zi , Suedi etj..”, thuhet në njoftimin e klubit nga Theranda.

Siç shihet, klubi i Ballkanit nuk e ka bërë të ditur se qendër-sulmuesi, Avdic, ka luajtur në kampionatin kosovar.

Përndryshe, Avdic është serb i Novi Pazarit, dhe kur ishte te 89-shi, kishte pranuar se e ka idol Xherdan Shaqirin./Zëri/