Ish-pornostarja e preferon dhunën, befason me deklaratën për këtë futbollist

Sport January 15, 2019 - 15:44

Mia Kalifa, ish-pornostarja, libaneze tanimë duket se është afruar shumë me botën e futbollit. Ajo së fundmi është parë në stadium duke ndjekur ndeshjen me Uest Ham dhe Arsenal. Në një intervistë për “Arsenal TV”, ajo ka folur mbi futbollin dhe futbollistët e saj të preferuar. Madje ajo nuk ka lënë pa përmendur dhe momentin më emocionues në futboll.

“Zinedine Zidane më pëlqen, sepse e dua dhunën. Goditja e tij me kokë e vitit 2006 në finalen e Botërorit kundër Materacit ishte gjëja më emocionuese që kam parë ndonjëherë në një lojë futbolli”, ka thënë ajo.

Ndërkohë e pyetur se ke zgjedh mes Zidan dhe Bekam, Mia i ka surprizuar të gjithë duke zgjedhur australianin e Hadërsfilldit, Aron Moi teksa e krahason me një basketbollist.

Image

“Ai është Kaui Leonard i futbollit. Sillet sikur ai, është pak i turpshëm dhe i vështirë. E vështirë ta mbani mend, por është një djalë i mirë”.

Kalifa kujtojmë është një tifoze e londinezëve të Uest Hamit, pasi ka ndjekur filmin dedikuar huliganizmit në futboll i titulluar “Green Street Hooligans”. /Panorama

Image