Zyrtare: I skadoi kontrata, Prishtina vendosë për portierin e skuadrës

Sport January 15, 2019 - 14:49
Detajet

Portieri 23 vjeç, Alban Muqiqi, të cilit i kishte skaduar kontrata, ka vendosur të vazhdojë qëndrimin në klubin e tij amë në të cilin u rrit dhe u zhvillua edhe për 1 vit e gjysmë.

Muqiqi me Prishtinën i ka 42 paraqitje zyrtare. Muqiqi është fëmijë i Prishtinës dhe ai vazhdon t’i qëndroj besnik klubit megjithëse kohëve të fundit nuk ka pasur paraqitje si titullar.

“Vendosa për të vazhduar me Prishtinën pasi që këtu jam rritë dhe më së miri ndjehem në shtëpinë time dhe normalisht, megjithëse se kisha kontakte edhe nga klube tjera, zgjedhja për të vazhduar me klubin tim ishte shumë e lehtë”, ka thënë Muqiqi./Zëri/

Image