Rreziku kryesor i Kosovës në eliminatoret e Evropianit, pëson lëndim të rëndë
Sport
January 15, 2019 - 12:55
Detajet
Harry Kane pritet të mungojë deri në një muaj, pasi sulmuesi i Anglisë pësoi lëndim në kyçin e këmbës.
Sulmuesi anglez pësoi lëndim në "Wembley'' të dielën, në humbjen, 0-1 nga Manchester United.
Klubi nga Londra e Veriut ende nuk ka marrë rezultate nga ekzaminimet mjekësore të Kane, megjithatë ka frikë te tifozët, raporton Zëri.
25-vjeçari, si pasojë e kësaj, mund t'i mungojë Tottenhamit edhe në ndeshjen e parë të fazës së eliminimit direkt në Ligën e Kampionëve ndaj Tottenhamit.
Kane ka pasur probleme të ngjashme në tri vitet e fundit, teksa ka munguar shtatë javë në vjeshtën e vitit 2016 për të njejtën arsye.
Ndryshe, Kane do të jetë rreziku kryesor i Kosovës në eliminatoret e Euro 2020, fazë e cila fillon këtë vit./Zëri/