Arijanet Muriçi bëhet 'hor', shikoni se çfarë i kanë bërë lojtarët e Man Cityt

Sport January 15, 2019 - 12:20
Detajet

Përveç seriozitetit dhe përkushtimit të madh që kanë futbollistët, ata gjejnë kohë edhe për momente qesharake.

Në rrjetet sociale, çdo ditë rastistim në 'çmenduri' të futbollistëve nga mbarë bota, të cilët krijojnë të qeshura te bashkëlojtarët dhe te ne që i ndjekëm.

Së fundmi, magazina e famshme, 'Oh My Goal' ka publikuar një përmbledhje të momenteve më qesharake në futboll në vitet e fundit, raporton Zëri.

Në mesin e tyre, në një 'prank' është i përfshirë edhe portieri i Kosovës, Arijanet Muriçi.

Gjatë një udhëtimi me aeroplan, Raheem Sterling shihet duke ia kapur hundën portierit kosovar.

Më pas, ai zgjohet i hutua duke mos ditur asgjë për veprimet e sulmuesit anglez kundrejt tij./Zëri/