Si po dopingohen futbollistët e Kosovës? Tregohen detaje të tmerrshme

Sport January 14, 2019 - 23:52
Lexo Detajet

Në emisionin Dueli Sportiv në TV Dukagjini, tema e diskutuar ka qenë përgatitja fizike e futbollistëve dhe një nga mysafirët në këtë emision bëri pohim shokues. Ervin Meqikukiqi, fizioterapeut i cili ka përvojë në punën me futbollistë ka deklaruar se “shumë futbollistë kosovarë, e sidomos ata që janë pak në moshë, me të madhe po marrin efedrinë.

Ajo blihet sikur të ishte paracetamol. Fjala është për një substancë shumë të rrezikshme, që mund të ketë për pasojë sulmin në zemër”, transmeton Insporti.

Raporton se efedrini është substancë që gjendet në listën e ndaluar të Asociacionit Botëror të Anti Dopingut dhe ky asociacion e konsideron shkelje nëse një sportist ka koncentrim më të madh se sa 10 µg/ml efedrinë në urinën e tij.

Nutricionisti dhe trajneri i fitnesit Besnik Humolli, duke u pajtuar me atë që deklaroi Meqikukiqi shtoi se efedrina është substancë që bllokon impulset që shkojnë në tru kur zemra lodhet ose arrin ngarkesa mbi 90% dhe si e tillë është shumë e rrezikshme meqë truri nuk merr paralajmërim për mbingarkesë të zemrës.

Efedrina, substancë e cila është bazë edhe për shumë hormone dhe substanca që përdoren në bodi billding dhe sporte tjera, në Kosovë shitet edhe në barnatore, shpesh në shitje të lirë.

Kosova nuk ka anti doping sistem funksional, kurse sportistët që marrin pjesë në gara ndërkombëtare i nënshtrohen testeve nga federatat ndërkombëtare përkatëse.